-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bedri Hamza përkrahësve në tubimin e Hannoverit: Kosova shtëpia e zemrës, do të bëhet shtëpia e së ardhmes

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në kuadër të turneut të nëntorit në mërgatë është pritur nga mërgimtarët edhe në Hannover të Gjermanisë.

Siç bën të ditur PDK, mbi një mijë bashkatdhetarë i kanë uruar mirëseardhje Hamzës, i cili i falënderoi për pritjen dhe mbështetjen e parezervë për të dhe vizionin e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë tubim, Hamza tha se Kosova ka nevojë për bashkatdhetarët, jo vetëm si mbështetës financiarë, por si partnerë aktivë në transformimin ekonomik të vendit.

“Diaspora është forcë dhe potencial i Kosovës. Është urëlidhje e jona me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. Ne, mundemi ma mirë. Ne, bashkë, siç kemi mundur në vitet e 90-ta, do të mundemi edhe tash. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!

Shtëpia e zemrës, Kosova, do të bëhet shtëpia e së ardhmes së përbashkët”, tha Hamza.

Ai i ftoi mërgimtarët të regjistrohen dhe të votojnë.

Pas tubimit në Hannover, Hamza do të zhvillojë nesër një tjetër tubim me mërgimtarë në qytetin e Kölnit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img