Site icon PrishtinaPress

Bedri Hamza: Kosova duhet të ecë përpara – 9 shkurti, shans që nuk guxojmë ta humbim

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur takimin e radhës me banorët e Gremës së Ferizajt.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se janë bashkuar për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve, për të mirën e çdo qytetari, sepse Kosova mundet ma mirë për të gjithë.

“Fshat pas fshati, arritëm në Gremë. Mbrëmje e mrekullueshme me banorët e këtij fshati të Ferizajt.

Jemi bashkuar për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve, për të mirën e çdo qytetari, sepse Kosova mundet ma mirë për të gjithë!

Kosova duhet të ecë përpara dhe e diela e 9 shkurtit është një shans që nuk guxojmë ta humbim! #PDK131

Vendosni #MaMirë.”, ka shkruar Hamza.

Exit mobile version