Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë apel për diasporën që të shfrytëzojë ditët e fundit për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një mesazhi video, Hamza ka kërkuar nga bashkatdhetarët që jetojnë në Evropë, Amerikë apo kudo tjetër jashtë vendit, të kryejnë procesin e regjistrimit brenda afatit të mbetur prej vetëm tri ditësh.
Postimi:
Bashkatdhetarë të dashur,
Në Evropë, Amerikë apo kudo që jetoni, nëse ende nuk jeni regjistruar për të votuar, regjistrohuni tani.
Procedura është e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë e rëndësishme.
Afati i regjistrimit është vetëm deri më 26 dhjetor.
Kosova mundet ma mirë!