Kandidati i PDK-së për të parin e Mitrovicës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në Mitrovicë, që ta japin kontributin e tyre për një fushatë korrekte, të qetë dhe konstruktive.
Hamza ka thënë se kjo fushatë po mbahet në kushte të pandemisë dhe në rend të parë duhet ta kemi ruajtjen e shëndetit, duke iu përmbajtur me rigorozitet rekomandimeve të IKSHPK-së.
Ai ka thënë se zgjedhjet po i mbajmë për një të ardhme më të mirë dhe për një jetë më dinjitoze që duhet ta gëzojë çdo qytetar i Mitrovicës.
Statusi i plotë i kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza:
Me kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, plot me vullnet për të marrë përgjegjësi për komunën dhe mitrovicasit, sot e filluam zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit. Si kandidat për kryetar u bëj thirrje të gjitha subjekteve politike në Mitrovicë, që ta japin kontributin e tyre për një fushatë korrekte, të qetë dhe konstruktive.
Kjo fushatë po mbahet në kushte të pandemisë dhe në rend të parë duhet ta kemi ruajtjen e shëndetit, duke iu përmbajtur me rigorozitet rekomandimeve të IKSHPK-së.
Zgjedhjet po i mbajmë për një të ardhme më të mirë dhe për një jetë më dinjitoze që duhet ta gëzojë çdo qytetar i Mitrovicës. Prandaj, duke treguar kujdes, maturitet e respekt për njëri-tjetrin dhe duke i shpalosur vizionet e programet tona që përmirësojnë në mënyrë konkrete mirëqenien e qytetarëve, ne tregojmë kulturën tonë dhe dëshmojmë se vërtet e synojmë më të mirën për Mitrovicën dhe qytetarët tanë!
Bashkë për Mitrovicën! #PDK177