Site icon PrishtinaPress

Bebe Rexha uron Ditën e Flamurit

Sot Shqipëria feston 111 vjetorin e Pavarësisë. Emra të njohur kanë bërë urimet e tyre duke shfrytëzuar rrjetet sociale, urime të cilave iu është bashkuar edhe  artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Këngëtarja ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.

Pamjet që Bebe ndau me fansat në Instagram, i shoqëroi me këngën “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.

“Urime 28 Nëntori”, ka shkruar Bebe në urimin e saj.

 

Exit mobile version