Bebe Rexha ka treguar linjat me fotografitë e fundit e veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë, teksa doli për një shëtitje në Los Angeles.
Këngëtarja dhe kantautorja me prejardhje shqiptare, mori vëmendjen e paparacëve me veshjen si dhe me syzet e diellit të markës Prada.
Krijuesja e hiteve i la flokët e saj të binin lirshëm nga era, teksa bëri një dalje të qetë gjatë fundjavës, shkruan Daily Mail.