Site icon PrishtinaPress

Bebe Rexha nominohet për një nga çmimet më të rëndësishme në ‘People’s Choice Awards 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është nominuar për një tjetër çmim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ajo këtë herë është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë crossover e vitit” (me termin ‘crossover’ i referohen një kënge që tërheq audienca të ndryshme nga zhanre të ndryshme.

“Seasons” është kënga me të cilën 33-vjeçarja ka arritur të nominohet në këtë kategori, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards 2023.

 

Kënga “Seasons” vjen në bashkëpunim me legjendën e muzikës country, Dolly Parton, dhe është publikuar sivjet në kuadër të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha, të cilin e ajo e publikoi në prill të këtij viti.

E lumtur për këtë sukses, Bebe Rexha reagoi me një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke shkruar: “People’s Choice Country Awards, nominuar për çmimin ‘Kënga më e mirë crossover’! Dolly Parton, të dua. Votoni për ‘Seasons’” (mund të votoni në këtë link).

Bebe Rexha përndryshe këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimin Grammy në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, por u mund nga Beyonce.

Shqiptarja ka gjithashtu një nominim në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, që do të mbahet në shtator.

Në MTV VMA 2023, ajo konkurron për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” për bashkëpunimin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Bebe Rexha dhe David Guetta (Foto: John Phillips/Getty Images for MTV)
Exit mobile version