Bebe Rexha ka nisur punën për projektin e ri.
Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave shfaqet në shesh-xhirim, shkruan prishtinapress.eu
Këngëtarja po përgatiste projektin e ri, ndërsa pamje nga xhirimet ndau me ndjekësit në Instagram.
Për grimin e saj u kujdes grimeri shqiptar Mario Dedivanovic, kurse në një prej videove shihet një veturë me mbishkrimin “REXHA”.
Se çfarë po përgatit këtë herë Bebe Rexha, mbetet të shihet ditëve në vijim.