2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Bebe Rexha në intervistë për Rolling Stone flet për mizogjeninë në kulturën shqiptare: Burrat flasin dhe hanë të parët, gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone.

Ajo ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj, ku sigurisht çështja kryesore ka qenë diskutimi mbi albumin e saj të ri me titull “Bebe”.

Por përveç këtyre, revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes shqiptare, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo thotë se mentaliteti i saj “gjithmonë nxitues” vjen nga rritja në një familje emigrantësh.

“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21 vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave”, shkruan Rolling Stone.

Nëna e saj ka lindur në ShBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të “një jete më të mirë”.

“Ata janë më paranojakë. Më të stresuar”, thotë Bebe Rexha kur pyetet nga revista për familjen e saj të ngushtë.

“Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh nga kjo. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave”, tha këngëtarja.

Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në një nga këngët e albumit “Bebe”, e cila titullohet “I Am”, të cilën e kompozoi pasi Gjykata e Lartë mori vendim për ndalimin e abortit në Amerikë.

Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare. “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim”, thotë ajo.

“Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”. Rexha e pranon se mbase kënga mund të jetë pak e ëmbël me pohimet e saj. Por, thotë ajo, “nëse dua të dëgjoj diçka që më bën të ndihem e fuqishme dhe t’i këndoj, atëherë është kënga ‘I Am’ nga albumi ‘Bebe”, ka përfunduar Rexha.

Albumi “Bebe” i Bebe Rexhës është i disponueshëm në shitje që nga data 28 prill e këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img