Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi ka qenë e pjesë e emisionit “The Tonight Shoë” me Jimmy Fallon.
Ajo ka interpretuar disa këngë të njohura në “That’s My Jam” në mesin e tyre edhe “Don’t Start Now” të Dua Lipës.
Biondja me prejardhje nga Dibra ka mahnitur derisa këndoi njërin prej hiteve të yllit tjetër shqiptar.
E njëjta mori vëmendje edhe me paraqitjen në një kostum ngjyrë kafe të përzier e me dekolte të hapur.
Krijuesja e hitit “In The Name of Love” gjatë tërë kohës u përkujdes për pamjen meqenëse ishte pa sytjena.
Krahas Bebes, të ftuar ishin edhe këngëtari e producenti T-Pain, 37 vjeç, aktori Anthony Anderson, 51 vjeç dhe muzikanti Ryan Tedder, 42 vjeç.
Duhet theksuar që “That’s My Jam” është një shfaqje e ndryshme muzikore dhe komike, që merr frymëzim nga lojërat më të njohura të spektaklit “Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”.