Mbrëmë është mbajtur ngjarja vjetore e muzikës për Evropë, e njohur si “MTV EMA”.
Shumë yje parakaluan në qilimin e kuq, ku u duartrokiten për dukjet e tyre, por kishe prej atyre që morën nota negative.
Këngëtarja jonë kishte veshur një fustan në ngjyrë të metalikut të markës Moschino, të cilën e kishte kombinuar me rrip të ndezur gjersa kishte si aksesor një gjerdan që nuk shkonte me dukjen e saj. Gjithashtu kishte të veshur edhe çizme të zeza që i mbulonte këmbët seksi të 27-vjeçares.
Ndryshe, Bebe nuk ka arritur të triumfojë në kategorinë e këngës më të mirë, por fitoi zemrat e publikut me perfomancën që e shfaqi në skenë. /Telegrafi/