1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Bebe Rexha konfirmon ndarjen nga i dashuri, shpërthen në lot në skenë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka konfirmuar se është ndarë me të dashurin e saj Keyan Safyarion pas tre vitesh së bashku. Këngëtarja 33 vjeçare shpërtheu në lot teksa performonte në Londër gjatë një koncerti së fundmi.

Bebe para pak ditëve ndau një mesazh që i kishte dërguar ish-i i saj, ku i shkruante se kishte marrë shumë kilogramë dhe se kishte ndryshuar në fytyrë.

Bebe tha se ndihej emocionale pak para se të këndonte këngën e saj “Atmosphere”.

“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni”, tha ylli.

Më vonë ajo shpërtheu në lot teksa fansat u munduan ta inkurajonin me duartrokite e brohorima.

Gjithsesi, Bebe nuk lejoi që ndarja t’i prishte humorin, pasi ajo dhuroi një koncert të jashtëzakonshëm për fansat përpara se të dilte në një klub nate në Londër më vonë atë mbrëmje.

“Do të jem në ‘Heaven’ sonte duke festuar dhe duke kërkuar një të dashur të ri. Nuk e di pse do të kërkoj një të dashur të ri në një klub homoseksualësh, por…”-u tha Bebe fansave me humor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img