Site icon PrishtinaPress

Bebe Rexha goditet në mes të koncertit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi është goditur me një objekt teksa po performonte në skenë, në koncertin Green Bay, Wisconsin.

Fatmirësisht Bebe nuk pësoi ndonjë lëndim nga incidenti, teksa artistja e ndaloi shfaqjen menjëherë duke kërkuar që rojet e sigurisë të nxjerrin jashtë sulmuesin.

“Le të ndalojmë muzikën. Le ta nxjerrim këtë djalë jashtë. Ai po ua prish shfaqjen të gjithëve. Nuk duhet ta bëjë më këtë”– tha Bebe në videon që po bën xhiron e rrjetit.

“Nuk duhej të shkonte kaq larg, e dini për çfarë po flas? Më vjen keq, më vjen keq djema.”– vazhdoi këngëtarja.

Në një moment Bebe Rexha kujtoi incidentin që i ndodhi rreth një vit më parë në një ndër koncertet e saj, ku një ndër pjesëmarrësit e goditi atë me telefon në fytyrë duke iu nxirë syrin, në të cilin ajo mori disa qepje.

“Nëse doni të më goditni në fytyrë, unë e padita djalin tjetër. Do të doja të bëhesha më e pasur!”- i tha ajo turmës, duke treguar se do të ngrejë një padi për sulmuesin.

Exit mobile version