Site icon PrishtinaPress

Bebe Rexha dhe David Guetta në vendin e parë në top listën e këngëve më të dëgjuara të javës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, është duke shijuar një sukses të jashtëzakonshëm me këngën e saj të re.

“I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan është aktualisht kënga më e dëgjuar në planet.

Sot (e hënë), faqja zyrtare Billboard Charts publikoi një status në rrjetin social Twitter, duke treguar pesë këngët më të dëgjuara dhe të shitura të javës.

 

Dhe në krye të këtij klasifikimi qëndron këngëtarja shqiptare me hitin e saj “I’m good (Blue)”.

E lumtur për këtë sukses, Rexha ndau me 10.7 milionë ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të këtij statusi.

Ditë më parë, ajo theu rekordin duke arritur për herë të parë në karrierë që të ketë një këngë në vendin e parë, si kënga më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.

“I’m good (Blue)” vjen si ripërpunim i këngës së famshme “Da Ba Dee” të grupit italian Eiffel 65./Prishtinapress/

Exit mobile version