Beatrix Ramosaj është rikthyer sonte në studion e Big Brother. Ajo tha se ndihet mirë dhe e lumtur.
“Kanë qenë ditë të vështira. Por kam pasur fatin se jam rrethuar me shumë dashuri”, tha ajo.
“Realisht jam shumë e lumtur”, shtoi ajo, duke treguar se është pritur shumë mirë jashtë.
Ajo foli edhe për këngën dedikuar Donaldit, të cilën ajo e publikoi pasi doli nda Big Brother Vip.
“Muzika është pasioni im, është terapia ime. Studio është vendi ku unë ndihem e lirë të shprehem në mënyrën time”, tha ajo.
A vazhdon të ndihen njësoj për Donaldin sikurse kur ishte brenda?
“Po, akoma më shumë”, tha ajo.
“Rroftë dashuria”, iu përgjigj Arbana.