Artistja shqiptare, Beatrix Ramosaj, pak ditë pas largimit nga Big Brother VIP ka publikuar këngën e re “Faj”.
Projekti në tërësi flet për lidhjen që ajo krijoi brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri e po ashtu iu përgjigj edhe akuzave të njerëzve.
Kjo këngë tanimë po ecën mjaft mirë dhe vetëm për pak ditë ka mbledhur afro dy milionë klikime.
E njëjta së fundmi në një postim të radhës të bërë në Instagram ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, e në anën tjetër tregon se mund ta gjejnë në të gjitha platformat muzikore.
“Faj tani në të gjitha platformat digjitale. Faleminderit që dëgjuat atë që kam në zemrën time”, u shpreh ajo.
Ramosaj mbrëmë (e martë) bëri paraqitjen të parë televizive që pas tërheqjes nga gara dhe dukej në formë të mirë.
Biondja duket se e ka rimarrë veten dhe se mezi po pret të takohet me Veshajn.