Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, po vazhdon të zbulojë çdo ditë e më shumë nga jeta atje.
Ajo së fundmi publikoi disa imazhe në bikini, derisa shijoi një ditë në Silver Glen Springs.

E njëjta u shfaq me një palë bikini ngjyrë të verdhë, ndonëse mahniti me format e bujshme trupore.
“Ditë e bukur në Silver Glen Springs”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë komplimentet që pranoi në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Beatrix vendosi që të largohej nga Shqipëria që pas historisë dhe ngjarjeve që bënë bujë në Big Brother VIP Albania.