1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Beatrix bën lëvizjen e parë pas daljes nga BBV, ky është vendimi që ka marrë për Donaldin

Heshtja e Beatrix Ramosajt pas eleminimit nga “Big Brother VIP” ka shkaktuar bujë të madhe në publik, për faktin se brenda la djalin, me të cilin u dashurua gjatë lojës, ndërkohë që shanset për t’u përballur me ish-in e tij, Bora Zemanin, janë vërtet të mëdha.

Kjo, për faktin se Bora Zemani punon në “Top Channel” dhe takimi në korridoret e televizionet është i mundshëm, për të mos thënë se ndoshta Bora mund të jetë ajo që do t’i kërkojë një sqarim “për tradhtinë” mes mikeshash që i bëri.

Kujtojmë që Beatrix-i ishte një nga shoqet e Borës që komentoi me nota pozitive dhe mbështetjeje puthjen e saj në buzë me Donaldin, para se ajo vetë të bëhej pjesë e lojës. Kur hyri në shtëpi, situata mori tjetër rrjedhë dhe Beatrix u dashurua me Donaldin, një histori që u shigjetua pa fund nga publiku, duke e shndërruar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix si më të komentuarin dhe çiftin Donald-Beatrix, më të urryerin.

Lidhja e tyre brenda shtëpisë pati mjaft turbulencë, aq sa Donald u lodh nga ankesat e saj për ta pasur Beatrixin në qendër të vëmendjes, duke i kërkuar të bëhet më e fortë dhe të bëjë lojën e saj, pasi “unë kam vetë nevojë për psikolog pasi s’jam robot”, ishte një nga shprehjet e tij.

E sikur të mos mjaftonte kjo ftohje, Beatrixi u eliminua nga loja, që më pas nga banorët e tjerë si Ilir Shaqiri, u komentua si mungesë e lojës nga ana e saj, duke u shndërruar në një mbështetëse të Donaldit. Ndërkohë që kur doli nga loja, gjatë natës së spektaklit, opinionisti Arbër Hajdari i kërkoi të qëndrojë me kokën lart dhe jo si pulë e lagur, pasi ajo s’ka bërë asgjë të keqe, përveçse ka dashuruar.

Ndërkohë, të gjithë menduan se pas daljes së saj nga shtëpia VIP, Donaldi do të shkëputej prej saj, por nga “Instagram” i tij që menaxhohet nga vëllai binjak, Romeo, erdhi sinjali se ai do të vazhdojë me Beatrix. Ky sinjal erdhi pas dobësisë së shfaqur nga vetë Donaldi në shtëpi ku shprehu merakun e tij për Beatrixin jashtë, pasi në takimin e daljes së saj nga shtëpia, ai e këshilloi të telefonojë Romeon nëse do të kishte ndonjë problem apo kërcënim për shkak të lidhjes së tyre.

E pas përfundimit të spektaklit, nuk pati asnjë reagim nga vetë Beatrix në rrjetet sociale pasi nuk u paraqit as në Fan Club dhe në spektaklin prime të së martës, pasi u tha se ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Nuk vonoi dhe në llogarinë zyrtare të Donald Veshajt në “Instagram”, u publikua një fotografi me një dedikim për Beatrix.

“Që të shohësh ylberin, duhet të presësh shiun”, shkruhej në fotografinë ku duken të dy pranë njëri-tjetrit, ndërsa shtohej “Qëndro e fortë dashuria ime!”. Këtë dedikim mendohet ta ketë bërë vëllai i Donaldit, i cili menaxhon rrjetet e tij sociale që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ndërkohë, miq të afërt të saj si stilisti Niko Komani apo këngëtari Sabiani kanë treguar detaje rreth gjendjes së saj të rënduar psikologjike dhe se këngëtarja tashmë është drejt rehabilitimit.

Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa reaguar nëna e saj Antigona dhe vëllai Alban Ramosaj. Nëna ka reaguar nëpërmjet publikimit të letrës së ish-lojtares së “Big Brother”, Neda Ballukut, me anë të së cilës i kërkonte Beatrixit të bëhej e fortë, sepse vetëm kështu do të sfidonte me kokën lart realitetin paragjykues.

Ndërkohë, burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se Beatrix-i dhe nëna e saj kanë ideuar një plan sekret që gjithçka të shkojë si duhet në lidhjen e saj me Donaldin. Ato po mendojmë për të gjetur një shtëpi, ku çifti të nisë bashkëjetesën në Tiranë pas finales së Big-ut dhe ku të kenë mundësi të sqarohen, të njihen e të qetësohen me njëri-tjetrin pas gjithë kësaj trysnie. Duket se për këtë vendimin kanë marrë mbështetjen e familjes së Donaldit, vëllait Romeos dhe prindërve të tij, të cilët që në fillim kanë qenë pro lidhjes së tij me Beatrixin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img