-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

BE: X po mashtron përdoruesit 

Platforma e rrjeteve sociale X është në kundërshtim me Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA) në fusha të lidhura me “modelet e errëta apo mashtruese”, transparencën e reklamave dhe qasjen e të dhënave për studiuesit, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Ekzekutivi i BE-së i dërgoi gjetjet paraprake për X pasi filloi një hetim në dhjetor të vitit të kaluar.

Komisioni tani ka konstatuar se funksioni i shenjës së kaltër në X, i përdorur për t’i verifikuar llogaritë në platformë, është një model i errët i paligjshëm dhe i mashtron përdoruesit të besojnë se llogaritë e tyre janë verifikuar.

Përveç kësaj, reklamat që platforma duhet të krijojë sipas DSA-së, nuk funksionojnë dhe nuk e lejojnë nivelin e kontrollit që nevojitet sipas rregullave.

Dhe së fundi, Komisioni tha se X nuk u jep studiuesve qasje në informacione dhe i mungon transparenca, shkruan euronews

Bëhet e ditur se X në pronësi të Elon Musk tani mund të paraqesë komente me shkrim mbi gjetjet e Komisionit.

Pastaj, ekzekutivi i BE-së mund të marrë vendime për të bërë ndryshime, ose potencialisht për ta gjobitur platformën.

Siç raportohet, gjobat sipas DSA-së mund të jenë deri në 6% të fitimit global të kompanisë.

Ndërkohë, hetimi për shkeljet e tjera të mundshme të platformës në lidhje me përmbajtjet e paligjshme dhe dezinformatat është ende në vazhdim.

Ndryshe, gjiganti teknologjik u caktua si një platformë shumë e madhe online e njohur si VLOP në prill të vitit 2023 nën DSA, pas deklaratës së tij për arritjen e më shumë se 45 milionë përdoruesve aktiv mujor në BE.

Rregullat kërkojnë që platformat VLOP të ndjekin rregulla strikte, siç janë kërkesat e transparencës dhe mbrojtja e të miturve në internet.

Gjetjet e sotme janë të parat që Komisioni nxjerr në kuadër të DSA-së.

Përveç X, hetime të tjera kanë nisur edhe kundër Meta, TikTok dhe AliExpress. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img