0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

BE u kërkon vendeve që të zhbllokojnë kufijtë, në mënyrë që të kalojë transporti i mallrave për 15 minuta

Bashkimi Evropian u kërkoi të hënën 27 anëtarëve të zhbllokojnë kufijtë e tyre dhe të lejojnë automjetet e mallrave të kalojnë nga një vend në tjetrin brenda 15 minutave, për të siguruar rrjedhën e furnizimeve themelore dhe pajisjeve mjekësore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se masat e vendosura për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit, gjithashtu kishin ngadalësuar transportin e mallrave.

“Këtë fundjavë patëm disa pika kalimi me më shumë se 40 kilometra radhë, duke shkaktuar vonesa deri në 18 orë. Kjo duhet të ndalet”, tha ajo.

Transporti rrugor i cili zë 75 për qind të dërgesave të mallrave brenda BE-së, është goditur veçanërisht në kufirin polako-gjerman, pas vendimit të Varshavës për të mbyllur kufijtë e tij, duke iu pamundësuar banorëve të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kthimin për në shtëpi.

Ekzekutivi i BE-së ka kërkuar nga vendet anëtare që të përcaktojnë pikat kryesore të kalimit si vendkalime kufitare “rrugë jeshile”, që përfshin transportin hekurudhor, detar dhe ajror.

Kalimi përtej kufijve të tillë, Komisioni tha se nuk duhet të kalojë 15 minutat, duke përfshirë çdo kontroll apo ekzaminime shëndetësore të punonjësve të transportit.

Shqyrtimet shëndetësore në thelb duhet të marrin formën e matjeve të temperaturës, thuhej në delaratë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img