9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

BE tregon arsyet se pse Kosovës nuk i caktuan afate kohore për anëtarësim

Strategjia për Zgjerimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor e publikuar disa ditë më parë nga Komisioni Evropian nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Ndër arsyet kryesore që Kosovës nuk i është caktuar afat kohor për anëtarësim mbeten Dhomat e Specializuara, shkruan Indeksonline.

Zyra e Bashkimit Evropian në një përgjigje elektronike për Indeksonline është shprehur se zgjerimi i BË-së bazohet në atë se sa referma arrin të bëjë në fushën e drejtësisë, qeverisjes së mirë e luftës kundër krimit e korrupsionit.

Por, thekson se MSA e Dhomat e Specializuara janë hap i rëndësishëm për anëtarësim në BE.

“Procesi i zgjerimit bazohet në meritat dhe në atë se sa shpejt do të arrijë Kosova në procesin e reformave që adreson reformën në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, ekonomisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, administratës publike, arsimit. Kosova duhet të zbatojë MSA. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që Kosova të respektojë angazhimin e saj në Dhomat e Specialistëve” thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ndryshe nga Kosova, për Malin e Zi dhe Serbinë janë përcaktuar afate kohore të anëtarësimit. Mirëpo, Zyra e BE-së ka thënë se as këto dy shtete e nuk kanë datë fikse të anëtarësimit dhe se Kosova trajtohet baras më të gjitha shtetet tjera në rajon.

“Strategjia e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor e trajton Kosovën si të barabartë me të tjera shtete në rajon dhe ofron një perspektivë të qartë të anëtarësimit në vendet e Ballkanit në BE. Kriteret për anëtarësim nuk kanë ndryshuar, por përmes kësaj strategjie ekziston mundësia që disa vende të arrijnë të tjerët në rrugën e integrimit. Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet vende që kanë hapur negociatat dhe se 2025 nuk është as një datë fikse dhe as objektiv për anëtarësim. Ajo tregon një perspektivë të mundshme kohore, duke reflektuar angazhimin e fortë evropiane” thuhet në përgjigjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img