Site icon PrishtinaPress

BE: Thaçi dhe Vuçiq takohen në fillim të shtatorit

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq thotë se vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht dy presidentëve, Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit do të mbahet në fillim të shtatorit.
Ajo thotë se për këtë palët kanë rënë darkod, shkruan lajmi.net.

“Në takimin e fundit të dialogut në nivel të lartë politikë të mbajtur më 18 korrik ku nikoqir ishte përfaqësuesja e lartë e BE-së, dy presidentët kanë folur për arritjen e përparimit dhe janë pajtur që përseri të takohen në fillim të shtatorit”, ka thënë Kocijançiq për Tanjug.

Në takimin e fundit të mbajtur më 18 korrik, presidenti Thaçi tha se ishte më i vështirë në këto gjashtë vjet të dialogut dhe se qëndrimet janë diametralisht të kundërta.

Në anën tjetër, në Kosovë ka shpërthyer debati se kush duhet ta drejtojë dialogun dhe për këtë po kërkohet mandatimi nga Kuvendi i Kosovës.

Exit mobile version