3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

BE: Shqetësuese numri i madh i aksidenteve fatale në vendet e punës, norma e punësimit joformal mbi 30 %

Norma e të punësuarve të padeklaruar (në të zezën) mbetet mjaft e lartë në Kosovë.

Kjo shkallë e të punësuarve në mënyrë joformale sipas zëvendësshefit të BE në Kosovë, Ricardo Serri është më e madhe se 30 përqind.

Serri në konferencën kombëtare “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”, ngriti edhe një problematikë tjetër për sigurinë në punë, që sipas tij, Kosova ka një normë të lartë të aksidenteve fatale në punë.

“Është mbi 30 përqind norma e të punësuarve të padeklaruar, që është më e madhe se në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një problematikë tjetër është siguria në punë. Sektorit i ndërtimit, bujqësia dhe shërbimet janë më së keqi. Ka një normë të lartë të aksidenteve fatale në vendet e punës”, tha Serri.

Ai foli edhe për mbështetjen e Kosovës nga BE sa i përket luftimit të fenomenit të informalitetit në punë.

Ekrem Kastrati, kryeinspektor në Inspektoratin e Punës, tha se i kanë ngritë dy objektiva kryesore: siguria në punë dhe zvogëlimi i shkallës së informalitetit në vendet e punës.

Ai theksoi se në të ardhmen do të rrisin numrin e inspektorëve dhe shtimin e inspektimeve në vend punishte.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se punësimi joformal preokupon vendet në rajon por edhe Kosovën.

“Dukuria e punësimit joformal rrezikon edhe shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës. Kjo dukuri dëmton edhe të hyrat buxhetor”, theksoi Murtezaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img