7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

BE: Shqetësues ndërtimi i stacioneve policore në toka private e shoqërore në veri

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me shpronësimet që po bëhen në komunat veriore të Kosovës.

Përmes një reagimi dërguar mediave nga Shërbimi Evropian i Politikës së Jashtme (EEAS), thuhet se BE-ja ka shqyrtuar vendimin preliminar të Qeverisë për shpronësimin e tokës për interes publik në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok, raporton Klankosova.tv.

“Çdo shpronësim është i ndjeshëm për nga natyra, prandaj procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi paraprak dhe informacioni gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente mbi shpronësimin e kërkuar, mundësia e një mjeti të përshtatshëm juridik dhe kompensimi adekuat i tyre para se procesit të përfundojë”.

“Ndërtimi i katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet”, thuhet në reagimin e EEAS.

BE-ja kështu ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës “që t’i përmbahen rreptësisht procedurave ligjore” në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur duhet të respektohen plotësisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img