Site icon PrishtinaPress

BE: Projekti i financuar nga ne shpiu në zbulimin e jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpianë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas zbulimit arkeologjik në Ulpianë, duke thënë se projekti i financuar nga ta shpiu në një zbulim të jashtëzakonshëm.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovës, projekti i financuar pikërisht nga Bashkimi Evropian shpiu në një zbulim të jashtëzakonshëm, i cili daton në mes viteve 527-565 pas Krishtit.

“Një ekip i përzier ekspertësh ndërkombëtarë dhe vendas të udhëhequr nga profesori Christophe J. Goddard bëri një zbulim të jashtëzakonshëm në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës: përkushtimin nga Perandori Justinian (527-565 pas Krishtit) dhe gruaja e tij Theodora, një “urbs Dardaniae”, një nga shumë pak përkushtime latine të çiftit perandorak në botën e vonë romake”.

“Zbulimi i këtij mozaiku, si dhe zbulimi i një bazilike imponuese peshkopale në vitin 2022, janë rezultatet konkrete të një projekti të financuar nga BE-ja të titulluar “Misioni Arkeologjik Evropian në Kosovë: nga Ulpiana në Iustiniana Secunda”, i cili pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2024”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në lidhje me këtë, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se zbulime të tilla ofrojnë një perspektivë unike për kulturën dhe historinë njerëzore.

“Jam shumë krenar që ky projekt i financuar nga BE-ja çoi në identifikimin e një pjese të rezervatit të pasur arkeologjik të Ulpianës. Misioni Arkeologjik në Kosovë do të vazhdojë punën e tij të zellshme për të ndihmuar Kosovën të zbulojë, trajtojë dhe të ruajë trashëgiminë e saj arkeologjike”, tha Szunyog.

Exit mobile version