0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

BE premton 50 milionë euro ndihmë për Gazën, Von der Leyen: Hamasi, grup terrorist që duhet shkatërruar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cilësoi Hamasin një organizatë terroriste që duhet shkatërruar.

Në konferencën për shtyp në fund të Këshillit Evropian, ajo tha se Hamasi ka shkaktuar një krizë humanitare në Gaza.

“Hamasi është padyshim një organizatë terroriste dhe ne duhet të luftojmë Hamasin, si çdo organizatë terroriste. Hamasi në sjelljen e tij militante dhe terroriste, si një organizatë terroriste duhet të shkatërrohet. Hamasi ka shkaktuar një krizë humanitare në Gaza, është shumë e rëndësishme për Komisionin që ne të vazhdojmë të shtojmë përpjekjet tona për të adresuar krizën humanitare në Gaza”.

Bashkimi Evropian do të sigurojë 50 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për Gazën, tha të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel pas ditës së parë të samitit të liderëve të BE-së, von der Leyen tha se 56 tonët e parë të ndihmës nga BE tashmë janë dorëzuar në Gaza përmes dy fluturimeve në Egjipt.

Gjatë takimit të tyre të enjten, liderët evropianë shprehën shqetësimin për përkeqësimin e situatës në Gaza dhe kërkuan që ndihma të arrijë tek ata në nevojë përmes “korridoreve humanitare dhe pauzave për nevoja humanitare”, duke mos kërkuar një armëpushim.

Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel theksuan të dy angazhimin e bllokut për të adresuar krizën humanitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img