-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

BE porosi deputetëve: Ratifikojeni demarkacionin pa vonesa, tregoni se punoni në interes të Kosovës

Vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq në Kosovë e paralajmëruar në fillim të këtij muaji, nuk pritët të ndryshoi qëndrime sa i përket demarkacionit kufitar mes dy shteteve.

Kështu të paktën lë të nënkuptoi përgjigja e Bashkimit Evropian në pyetjen e Indeksonline, nëse Kosova e Mali e Zi arrijnë një marrëveshje tjetër “modus vikendi” për demarkacion, a do e pranonte BE.

BE ka ripërsëritur se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar se bashku me luftimin e krimit dhe korrupsionit janë dy kritere të mbetura për të përfituar liberalizimin e vizave.

“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar së bashku me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë janë dy kriteret e mbetura të BE-së për Kosovën për të përfituar liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për Indeksonline.

Tutje, nga BE thonë se deputetët duhet të ratifikojnë demarkacionin pa vonesa të mëtejshme.

Sipas tyre, ratifikimi i saj do të ishte sinjal që Kuvendi punon në interes të Kosovës.

“ Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar pa vonesë të mëtejshme do të ishte sinjal i vërtetë që Kuvendi punon në interes të gjithëve në Kosovë”, thuhet në përgjigjën e zyrës së BE-së.

Marrëveshja e demarkacionit mbetet kriter me rëndësi që BE të heqë regjimin e vizave për qytetarët.

“Marrëveshja e demarkacionit duhet të ratifikohet si një çështje me interes të përbashkët për të ndaluar vetë-izolimin e Kosovës, gjë që dëmton interesat dhe dëshirat e të gjithë njerëzve në Kosovë”, thuhet në përgjigjën e BE-së për Indeksonline.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img