-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

BE për ‘Open Balkan’: Përfitimet më të mëdha rajonale do të vinin me përfshirjen edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian ka mbështetur deklarimet e komisionerit për zgjerim, Oliver Varhejli, për “Ballkanin e Hapur”.

Ana Pisonero, njëra nga zëdhënëset e Komisionit Evropian, në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se Integrimi Rajonal që bazohet në rregullat e BE-së, i sjell vetëm përfitime Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, kjo është arsyeja pse BE-ja kujdeset fort për bashkëpunimin rajonal.

“Mungesa e progresit në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal ka penguar përfitime të rëndësishme, veçanërisht për biznesin, investitorët dhe konsumatorët”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Telegrafin.

Tutje BE thotë se mirëpret që pjesëmarrësit e Iniciativës për Ballkanin e Hapur të jenë të përkushtuar për të promovuar integrimin më të madh rajonal.

Po ashtu Pisonero tha se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në vitin 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve.

Ajo shtoi se përfitimet më të mëdha rajonale do të vinin nga përfshirja e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor në iniciativën e Ballkanit të Hapur.

“Mbetet e qartë se përfitimet më të mëdha do të vinin nga gjashtë shtetet e Ballkanit. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve. Kjo është e rëndësishme për të realizuar përfitimet e plota të integrimit rajonal, për të shfrytëzuar sa më mirë investimet sipas Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe për të lidhur më mirë të gjithë rajonin me tregun e vetëm të BE-së”, tha zëdhënesja e KE-së.

Në fund theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-n, Komunitetet e Transportit dhe Energjisë për të sjellë përfitime për të gjithë BB-në dhe më gjerë përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal.

Ndëraq, të martën, Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi në një lidhje të drejtpërdrejt, ka ftuar tri shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës, pasi sipas tij përfitimi ekonomik i tyre do të ishte shumë i madh. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img