Site icon PrishtinaPress

BE miraton paketën makro-financiare prej 5 miliardë dollarësh shtesë për Ukrainën

Këshilli i BE-së miratoi të martën 5 miliardë euro shtesë ndihmë makro-financiare për Ukrainën duke vënë në zbatim zyrtarisht masën e rënë dakord nga ministrat e financave të unionit në fillim të këtij muaji, sipas njoftimit të Këshillit.

“Kjo shënon fazën e dytë të mobilizimit të BE-së deri në 9 miliardë euro për të mbështetur stabilizimin makro-financiar të Ukrainës, drejt rimëkëmbjes”, thuhet në deklaratë.

Ai pason paketën prej 1 miliard euro  të miratuar nga Këshilli i BE-së në korrik.

Ndërsa paketa totale e ndihmës makro-financiare përbëhet nga kredi dhe grante, 5 miliardë eurot e fundit janë thjesht kredi, që do të shlyhen nga Ukraina brenda 25 viteve me garanci, tha një zëdhënës i BE-së për CNN.

Kredia e re prej 5 miliardë euro do të përdoret për funksionimin e përditshëm të shtetit dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës të vendit, si zyrat, shkollat ​​dhe spitalet”, sipas Zbyněk Stanjura, ministri i financave të Republikës Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së.

/Prishtinapress/

Exit mobile version