1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

BE me masa të reja: Pika karikuese të veturave elektrike çdo 60 kilometra

Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja për zgjerimin e infrastrukturës së pikave të mbushjes për makinat elektrike.

Sipas rregullave të reja, stacionet publike të karikimit do të jenë të disponueshme të paktën çdo 60 kilometra përgjatë rrugëve kryesore të BE-së deri në vitin 2026, ndërsa stacionet e karikimit të kamionëve çdo 120 kilometra deri në vitin 2028, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, do të ketë përjashtime për rajonet dhe ishujt shumë të largët si dhe për rrugët me shumë pak trafik.

Vendosja e shpeshtë e këtyre pikave karikuese do të jetë e nevojshme derisa bota po shkon drejt një të ardhmeje elektrike.

Shumë prodhues të veturave kanë filluar tranzicionin e tyre drejt prodhimit të automjeteve me energji të pastër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img