1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

BE: KOSOVA PENGON NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE

Asnjë ujdi mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit të dështuar në Bruksel, Bashkimi Europian akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim, i cili u quajt sërish një dështim i radhës.

Borrell tha se Kurti nuk është i gatshëm t’u japë më shumë autonomi dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por për këtë Kosova ka rënë në ujdi në dialogun 10 vjeçar me Serbinë të mbështetur nga BE. Kryeministri Kurti kishte këmbëngulur në Bruksel, se para dhënies së autonomisë për komunat serbe në kosovë, Serbia duhet që ta njohë Kosovën, tha Borrell.

I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme është shprehur, se i ka propozuar Kurtit dhe Vuçiqit që të zhvillojnë paralelisht planet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe njohjen e Kosovës. Konkretisht propozimi i Borrell ishte që një kohë që fillon ngritja e Asociacionit të rënë në ujdi prej kohësh, nga ana e Serbisë do të fillonin hapat për njohjen e Kosovës. Por Kurti për fat të keq ka këmbëngulur në njohjen e Kosovës si hap të parë, u shpreh Borrell, kurse Vuçiq e pranoi këtë propozim.

Borrell paralajmëron nga gjendja e stanjacionit

Borrell paralajmëroi të dyja palët për stanjacionin dhe se ai do të pengojë anëtarësimin e dëshiruar në BE. “Pa normalizim as për Kosovën dhe as për Serbinë nuk do të ketë një të ardhme europiane”, citon Reuters të ngarkuarin e BE, Josep Borrell. Kështu edhe takimi i fundit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE nuk solli asnjë sukses edhe pas disa orë negociatash.

Kryeministri Kurti u kundërpërgjigj pas reagimit nga BE dhe akuzoi BE për anshmëri dhe se ka bërë të vetin pozicionin e Serbisë. Presidenti Vuçiq nga ana e tij kërkoi që bisedimet të vazhdonin. “Ne duhet të bisedojmë dhe të gjejmë një rrugë përpara”, tha Vuçiq.

Edhe mediat gjermane e kanë pasqyruar takimin e së enjtes (14.09.) në Bruksel, dhe theksojnë mosarritjen e ujdisë mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve.

“Përpjekjet e BE për të shtensionuar tensionet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë dështuan sërish”, shkruan portali online i ZDF.

Kurse Deutschlandfunk shkruan se “përpjekja për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e BE ishte sërish e pasuksesshme”.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img