-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

BE konfirmon vizitën e Mogherinit në Kosovë

Bashkimi Evropian e ka konfirmuar vizitën në rajon, duke përfshirë Kosovën, të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Sipas një komunikate, Mogherini do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.

“Për Bashkimin Evropian puna me Ballkanin Perëndimor, një rajon në zemër të Evropës, është prioritet kyç. Unë po punoj për të parë secilin prej partnerëve të Ballkanit Perëndimor të ecë përpara në rrugën e reformave drejt BE-së, dhe dua të garantoj se kjo është rrugë e pakthyeshme. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbesin esenciale në këtë kontekst”, ka thënë Mogherini.

Në Kosovë, ajo do të takojë Presidentin dhe kryeministrin si dhe do të marrë pjesë në një drekë me liderët e partive politike parlamentare.

Por, qëllimi kryesor i vizitës do të jetë përurimi i përfundimit të punimeve në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img