Projektligji për regjistrimin e popullsisë në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës dhe assesi nuk po gjendet kohë për shqyrtimin dhe miratimin.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Zenun Pajaziti tha se si Komision kanë pranuar një dokument për regjistrimin e popullsisë në veri, por kërkoi nga kryeshefi i ASK, Isa Krasniqi që të sqaroj se deri ku ka shkuar ky proces dhe çfarë përmban, mbase është edhe kërkesë e BE, meqë janë sponsorizues, raporton KP.
Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvend këtë projektligj, i cili është i njëjtë sikur ligji për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, por ky për Mitrovicën e veriut ka të përfshirë edhe regjistrimin e bujqësisë.
Krasniqi tha se ndër sfidat e këtij institucioni mbetet mungesa e stafit dhe mangësitë buxhetore.