Dy institucionet kosovare, Ministria e Jashtme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë nënshkruar të martën pasdite marrëveshjen administrative me Bashkimin Evropian, konkretisht Zyrën e BE-së në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton Indeksonline.
Kjo marrëveshje i hap rrugë zbarkimit të misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.
Nënshkrimi u bë nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sekretari i MPJ-së, Fitim Sadiku dhe në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, zëvendësshefi i saj, Riccardo Serri.