Site icon PrishtinaPress

BE-ja u reagon drejtuesve të Republika Sërpska: Keni ngritur tensione

Visit of Dragan Čović, Member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina, to the EC

Zyra e Bashkimit Evropian ka reaguar pas një ndërmarrjeje të Milorad Dodik, kreut të Republika Sërpska, lidhur me ligjin zgjedhor.

Sipas kësaj zyreje, me këtë veprim, drejtuesit e Republika Sërspak kanë zgjedhur që të ngritin tensione.

“Na vjen keq që kanë zgjedhur rritjen e tensioneve, përfshirë propozimin e një numri të veprimeve që minojnë rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës, funksionalitetin e institucioneve të saj dhe liritë fondamentale”, thuhet në qëndrimin e Bashkimit Evropian, transmeton KlanKosova.tv.

“Kjo zgjedhje jo vetëm që dëmton interesat e qytetarëve, por gjithashtu vepron si pengesë në rrugën e Bosnjës drejt BË-së. Drita jeshile e negociatave për pranim ka dëshmuar që dialogu në vend të eskalimit sjell rezultate. Nuk është shumë vonë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave”, përfundon qëndrimi.

Exit mobile version