Bashkimi Evropian ka thënë se ka koordinim shumë të ngushtë me NATO-n.
Kështu të paktën ka deklaruar zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, kur është pyetur në konferencë për media në lidhje me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët BE – NATO.
“Nuk është sekrete që në kontekstin aktual strategjik bashkëpunimi i BE-së me NATO-n është më i rëndësishëm dhe më relevant se kurrë më parë. Kjo është parë edhe në rrafshin praktik. Rasti i fundit ishte në veri të Kosovës mes Krishtlindjeve dhe pushimeve për Vitin e Ri, kur BE-ja dhe NATO u koordinuan ngushtë në terren. Po ashtu jemi të koordinuar dhe po punojmë shumë ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës”, deklaroi Stano.