Site icon PrishtinaPress

BE-ja reagon pas aksionit në veri: Kosova është zotuar për depërshkallëzim, thirrjet tona janë shpërfillur nga qeveria

Bashkimi Evropian ka reaguar pas aksionit në veri, për mbylljen e pesë institucioneve paralele ilegale në veri.

Në reagim thuhet se BE-ja është e zhgënjyer dhe se ky aksion nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë.

“BE-ja është e zhgënjyer për mungesën e vazhdueshme të koordinimit me ofruesit e sigurisë së Kosovës dhe me partnerët ndërkombëtarë”.

“Operacioni i Policisë së Kosovës kundër zyrave të mbështetura nga Serbia në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, i zhvilluar me udhëzime të Qeverisë së Kosovës, rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren. EULEX-i u vendos menjëherë për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

BE-ja ka thënë se po e përsëritë që Kosova është zotuar për depërshkallëzim, duke thënë se Kosovës vazhdimisht i është bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve, por sipas BE-së, thirrjet janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës.

“BE dëshiron të përsërisë se Kosova është zotuar për depërshkallëzim. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”.

“BE-ja dëshiron të përsërisë se operacioni aktual i policisë kundër zyrave të mbështetura nga Serbia mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të një situate tashmë të paqëndrueshme”.

“Zyrat e mbështetura nga Serbia janë paraparë të adresohen dhe zgjidhen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që Kosova dhe Serbia të adresojnë dhe zgjidhin çështjet e hapura mes tyre në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje në reagim.

Exit mobile version