Site icon PrishtinaPress

BE -ja porosit Listën Srpska të kthehet në institucionet e Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka takuar të enjten shefin e Listës Srpska, Sllavko Simiq.
Ajo i ka thënë Simiqit se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe të jetë pjesë e punës në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës, duke qenë pjesë aktive në kalimin e ligjeve dhe rregulloreve të rëndësishme për Kosovën dhe serbët e Kosovës.
Sipas një komunikate nga BE, ajo ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë nevojën për të zbatuar marrëveshjet e arritura në këtë dialog, transmeton Zëri.info.
Në takim ata biseduan edhe për ndihmën multi-milionëshe për Veriun e Kosovës si dhe për Fondin e Zhvillimit, duke përmendur edhe nevojën për më shumë angazhim për zbatimin e projekteve të financuara nga këto instrumente ndihmëse.

Exit mobile version