10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja për vdekjen e Prigozhinit: E vështirë për tu verifikuar

Bashkimi Evropian ka thënë se është e vështirë të verifikohen raportet se shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është vrarë në aksidentin ajror të mërkurën në mbrëmje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se e kanë i kanë ndjekur raportimet në lidhje me rrëzimin e avionit në të cilin dyshohet se ishte Prigozhini, por sipas tij, “përsëri, si shumë gjëra të tjera në Rusi, kjo është shumë e vështirë për tu verifikuar për ne dhe për këtë arsye nuk është për ne që të komentojmë”.

Stano tha se “veprimet negative” të Prigozhin dhe grupit Wagner janë gjerësisht të njohura, duke treguar për përfshirjen e tij në luftën e Ukrainës dhe operacionet e tij në vendet afrikane.

“Kudo që grupi Wagneri  kanë qenë të pranishëm, kanë qenë të pranishëm ose janë të pranishëm, kanë lënë gjurmë të shkeljes së të drejtave të njeriut, dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar. Ka shumë mospërgjegjësi, ka rregulla të paqarta sipas të cilave ato funksionojnë”, tha Stano.

Stano tha se megjithëse BE shpreson se “ndikimi negativ” i operacioneve të Wagner do të pushojë, blloku është i vetëdijshëm se grupi mercenar “nuk është i lidhur vetëm me emrin e udhëheqësit të tij”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img