-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shteteve tjera për Planin e Rritjes

Vendet e Bashkimi Evropian i kanë miratuar të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) i BE-së dha pëlqimin për agjendat e reformave të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut,Malit të Zi, dhe Serbisë.

I vetmi vend i rajonit, i cili duhet të presë ende miratimin e agjendës së tij, është Bosnje e Hercegovina, pasi që dokumenti që ky vend e ka dërguar në BE, nuk ka qenë komplet dhe nuk i ka adresuar të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.

Për ketë ka njoftuar presidenca hungareze e Bashkimit Evropian

Tani, vendet e Ballkanit janë një hap larg pranimit të pagesave të para nga ky plan miliardësh.

Komisioni Evropian pritet që më 16 tetor ta miratojë vendimin përfundimtar për zbatimin e pagesave për këto vende./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img