-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja konfirmon: Shtetet kanë mbështetur masa të menjëhershme ndaj Kosovës, jo sanksione

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se shtetet anëtare janë dakorduar që t’i vendosin masa me efekt të menjëhershëm ndaj Kosovës, por ka thënë se ato nuk janë sanksione.

Masat, sipas Stanos, janë ato të raportuara një ditë më parë si sanksione në media. Siç ka thënë ai, masat janë të kthyeshme varësisht nga hapat që ndërmerr kryeministri Albin Kurti për shtensionim të situatës.

“Më lejoni të qartësojë një gjë. Nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione si masë kufizuese të bazuar në kornizë të qartë ligjore të definuar nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshill. S’ka sanksione ndaj Kosovës, kjo është njëra gjë. Gjëja e dytë, për shkak të eskalimit të fundit që kemi qenë dëshmitarë që nga fillimi i këtij muaji, 27 shtetet anëtare të BE-së unanimisht kanë thënë se presin shumë qartë, kërkesë e qartë nga BE-ja ndaj Kosovës dhe Serbisë, të deskalojnë tensionet e fundit veçanërisht në veri të Kosovës”, ka thënë Stano. /Paparaci.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img