1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja ia jep Serbisë 600 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Nish

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi ka bërë të ditur se BE dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e rrjetit hekurudhor që do të lidh Beogradin me Nishin.

Varhelyi tha se ky është një prej projekteve më të mëdha të transportit që do ta lidh Serbinë me bashkimin Evropian.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha se Bashkimi Evropian i ka dhuruar Serbisë një grant prej 600 milionë eurove për ndërtimin e një pjese të hekurudhës me shpejtësi shumë të madhe.

Kjo ndihmë e BE-së vjen vetëm një ditë pasi në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Temë e diskutimit ishte plani franko-gjerman, në të cilën palët u pajtuan gojarisht rreth këtij plani.

Ndërkaq nga ana e Bashkimit Evropian, u paralajmërua edhe një takim me tyre, më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img