-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja e konfirmon: Takimet në Ohër nisin në orën 10:30

Të shtunën më 18 mars, në Ohër do të mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa si nikoqirë do të jenë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga emisari special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30. Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE.

“Të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të mbajë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedonia e Veriut. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00 me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëri pas tjetrit, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh”, thuhet në njoftimin zyrtar të agjendës.

Takimi, sipas njoftimit, do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë. Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasdites”, ka thënë BE-ja në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img