-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja do ta mbështesë Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e paketës energjetike

Bashkimi Evropian do ta mbështesë Kosovën me 75 milionë euro, si pjesë e paketës eEnergjetike.

Këtë e ka konfirmuar, shefi i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog, përmes rrjetit social X, pas një takimi që ka pasur me përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Szunyogu tha se në takim u konstatua se Plani i rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.

“Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë integrale e Agjendës së Reformës së Kosovës, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. U theksua se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro në kuadër të paketës për mbështetjen e energjisë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img