3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

BE i miraton Greqisë një kredi shpëtimi prej 1.1 miliard euro

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian ranë dakord t’i japin Greqisë 1.1 miliardë euro nga paketa e shpëtimit prej 2.8 miliardë, pas vlerësimit pozitiv që mori Athina nga Komisioni i BE-së për reformat ekonomike.
Vendimi për t’i dhënë Greqisë dhe pjesën tjetër të mbetur prej 1.7 miliardë eurosh u shty ndërkohë për në fund të muajit tjetër.
Komisioneri i BE-së për çështjet financiare Pierre Moscovici, tha se Greqia ka përfunduar kryerjen e reformave të kërkuara nga kreditorët.

“Sot, bordi i drejtorëve i Mekanizmit Europian të Stabilitetit, vendosi t’i japë qeverisë greke 1.1 miliardë euro pas rishikimit të par. Ky vendim u morr mbi një raport të plotë të komisionit dhe të institucioneve të tjera që tregon se të gjitha reformat kryesore janë përfunduar. Këtu përfshihen çështje kryesore si pensionet, qeverisja bankare, energjia, privatizimet dhe administrimi i të ardhurave”.
Edhe kreu i Eurogroupit, Jeroen Dijsselbloem, tha se Greqia ka përfunduar zbatimin e kapitullit të 15-të të reformave, duke i plotësuar kushtet për të marrë një pjesë nga paketa e shpëtimit prej 3.1 miliardë eurosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img