1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

BE i KOK-ut për herë të parë vendos të japë bursa për trajnerë

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që për herë të parë të ndahen bursa olimpike edhe për trajnerë.

Sipas kritereve të përcaktuara, përfitues të bursave mujore, do të jenë trajnerët, sportistët e të cilëve kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Mesdhetare, Lojërat Olimpike për të Rinj dhe Festivalet Olimpike Evropiane për të Rinj (EYOF).

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e vlerësoi lart vendimin e marrë në mbledhjen e  fundit të BE.

“Me rritjen e buxhetit të KOK-ut, që është synim i yni i vazhdueshëm, kemi vendosur që krahas 22 bursave olimpike Paris 2024 dhe 25 bursave për shpresat olimpike, të ndajmë bursa edhe për trajnerët, të cilët duam t’i mbështesim dhe motivojmë në mënyrë që drejt Paris 2024 të kemi sa më shumë norma olimpike”, tha presidenti Krasniqi për faqen zyrtare të KOK-ut.

Për përzgjedhjen e trajnerëve do të vendos komisioni i sportit, që vepron në kuadër të KOK-ut.

Trajnerët do të përfitojnë bursat prej janarit të vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img