0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

BE i bën thirrje Serbisë të lejojë vizitat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës

Javën që shkoi autoritetet shtetërore të Serbisë refuzuan kërkesat e katër ministrave të Kosovës për vizitë në Luginën e Preshevës. Lidhur me këtë Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të lejojë vizitat zyrtare të qeveritarëve të Kosovës.

Pavarësisht se katër ministra të Qeverisë së Kosovës, në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Brukselit, më 24 nëntor i kishin bërë kërkesë autoriteteve në Beograd që t’u lejohet vizita në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në ditën e nisjes së vizitës atyre (më 27 nëntor) u është refuzuar kërkesa, pa asnjë arsyetim.

Lidhur me refuzimin e vizitës së ministrave zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka thënë Telegrafit se “vizita e ministrave të Kosovës ishte njoftuar në mënyrë adekuate në përputhje me marrëveshjen dhe prandaj është dashur të lejohet të shkohet tutje”.

“I bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të lejoj të zhvillohen vizita zyrtare që të plotësohen kushtet e lartpërmendura”, ka thënë Stano, për Telegrafin.

Më tej Stano tha se BE, pret nga të dyja palët – pra Kosova dhe Serbia të implementojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare.

“Vizitat zyrtare janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve dhe janë një mundësi për komunikim më të madh mes palëve”.

“Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që do të çojë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.

Ndryshe, më 27 nëntor autoritetet serbe kishin refuzuar pa arsye kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë katër të ministrave të Qeverisë së Kosovës, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img