0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

BE dhe SHBA me deklarata kundërthënëse, Stano: Nuk jemi palë në dialog; Hill: Dialogu bëhet BE-Kosovë dhe BE-Serbi

Takimi i fundit në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të komentohet.

Për këtë proces prej të premtes kanë dalë dy opinione të ndryshme, më konkretisht për pozicionin e Bashkimit Evropian.

Është Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christophet Hill, që ka thënë se në dialog janë dy grupe negociatore.

“Negociatat janë në mes të Bashkimit Evropian dhe Serbisë, si dhe në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, ka thënë ai në një intervistë për Blic.

Ndërkaq në konferencën e së premtes, Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ky union nuk është palë në procesin negociator.

“Duke qenë vetëm ndërmjetësues, nuk mund të bëjnë diçka, pa u pajtuar Prishtina dhe Beogradi”, është shprehur ai ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img