4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

BE dhe SHBA i kërkuan “deeskalim”, Kurti vazhdon me “sundim të ligjit”

Kryeministri Albin Kurti doli sot me një propozim për situatën në Veri duke thënë se është plotësisht i përkushtuar dhe i angazhuar për depërshkallëzim të situatës në Veri. Ai tha se ua ka prezantuar një plan pesëpikësh Përfaqësuesit të Lartë të BE’së Josep Borell dhe vendeve anëtare të QUINT’it dhe tani është duke e pritur përgjigjen e tyre. Menjëherë pasi zbuloi bisedat që ka pasur në Veri u arrestua një pjesëtar i Mbrotjes Civile, për të cilin Ministri Sveçla tha se ka organizuar sulmet ndaj Policicë dhe KFOR’it.

Pikërisht në ditën kur emisari i BE’së Miroslav Lajcak do të raportojë për rezultatet e vizitës në Kosovë dhe Serbi, kryeministri Albin Kurti bëri publike se dje ia ka dërguar një propozim shefit të diplomacisë europiane Josep Borell pesë pika për depërshkallëzimin e situatës në Veri.

1.Të sigurohet/krijohet menjëherë sundimi i ligjit në 4 komunat në veri të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndër të tjera identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë e Kosovës, anëtarët e NATO-s dhe gazetarët. EULEX-i është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejt thelbin e proceseve gjyqësore të lidhura me gjykimin.

2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe të ndalohet secili veprim kriminal ndaj institucioneve të Kosovës. Në bazë të parimit të proporcionalitetit, prania e forcave të Policisë së Kosovës në tri objektet komunale në veri të Kosovës, të zvogëlohet, bazuar në rrethanat.

3.Policia e Kosovës dhe KFOR-i/EULEX-i do t’i kryejnë vlerësimet e përbashkëta të sigurisë, çdo 15 ditë, në mënyrë që të garantojnë një mjedis të sigurt në sundimin e ligjit.

4.Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri. Zgjedhjet e reja duhet të organizohen në një atmosferë zgjedhore të lirë, demokratike dhe të papenguar.

5.Kosova dhe Serbia të kthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. BE-ja të sigurojë një plan renditjeje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë (27 shkurt) dhe Aneksit të Zbatimit të saj (18 mars). Udhëheqësit e të dy shteteve të takohen në një dialog të nivelit të lartë në Bruksel gjatë kësaj jave. Shpresoj se do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni me optimizëm kësaj oferte sa më shpejt që të mundeni.

Por, BE dhe SHBA kanë adresuar kërkesa tjera për Kryeministrin Kurti.  Emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak kanë kërkuar qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë dhe kthimi në tavolinën e dialogut. Këto kërkesa nënkuptojnë tërheqjen e pjesëtarëve të njësisë speciale dhe që kryetarët e komunave në Veri të punojnë në objekte alternative.

Kurti ka lënë të kuptohet se nuk do t’i bëjë këto veprime pa u ndjekur penalisht grupet kriminale që sulmuan Policinë, KFOR’in dhe gazetarët.

Menjëherë pas konferencës së Kryeministrit, në Mitrovicën e Veriut u krye një arrestim nga pjesëtarët e njësisë speciale të Kosovës.

Ministri Sveçla tha se personi i arrestuar është një prej drejtuesve të Mbrojtjes Civile që ka organizuar sulmet.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan” shkroi Sveçla.

Aktualisht nuk ka ndonjë reagim ndërkombëtar ndaj këtij arrestimi. Përfaqësues diplomatikë të QUINT’it, që takuan sot Kryeministrin Kurti për të mësuar më shumë rreth planit të tij, s’kanë bërë ndonjë deklaratë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img