Site icon PrishtinaPress

“BE dhe SHBA duhet të insistojnë në krijimin e Asociacionit”

Dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të vazhdojë derisa të arrihet versioni final i statutit të Asociacionit.

Dragan Gjukanoviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Serbi, ka theksuar se Prishtina po përpiqet të zgjasë krijimin e AKS-së.

Gjukanoviq ka thënë për RTS se Bashkimi Evropian duhet të insistojë më tepër për të marrë dokumentin final të Asociacionit, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se raundi i ardhshëm i dialogut do të jetë në fillim të shtatorit dhe deri atëherë Prishtina duhet të ofrojë disa skica të Statutit të AKS-së. Prishtina nuk ka më hapësirë objektive të shmangë formimin e Asociacionit, kjo ka ndodhur për më shumë se pesë vjet”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, edhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë presion ndaj Prishtinës.

“Unë nuk besoj se normalizimi do të përfshijë skenarë radikalë. Në këtë moment mendoj se me afrimin më racional Shtetet e Bashkuara do të bëjnë presion mbi Prishtinën”, ka përfunduar Gjukanoviq.

Exit mobile version